Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Protestë në universitete? Studentët të pakënaqur nga "pakti", nuk solli ndryshime

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 15:45 | Sociale
Protestë në universitete? Studentët të pakënaqur nga

Protesta nuk i zgjidhi problemet e studentëve. Edhe pas një viti nga lëvizja e madhe, 80% e tyre mendojnë se shumë kërkesa kanë mbetur pa plotësuar. Tarifat e masterit janë të papërballueshme, nuk ka vetting për pedagogët dhe as kushte më të mira në auditore. Madje dhe për kartën e studentit shumë të rinj thonë se ajo nuk është funksionale.

“Që nga maji deri në shtator, ose më saktë në tetor nuk ka qenë funksionale sepse thonin që do të fillojë të funksionojë kur të nisë viti akademik. Nuk kam përfituar as abonenë e studentit sepse nuk kemi patur një datë të caktuar për marrjen e tyre”, u shpreh një studente.

Gjatë një sondazhi të kryer nga shoqëria civile, një muaj nga fillimi i vitit akademik, 70% e studentëve pohojnë se tarifat e masterit janë të papërpallueshme. Ndërsa biblioteka digjitale që i kushtoi qeverisë rreth 700 mijë dollarë është përdorur nga vetëm 5% e të rinjve.

“Nëse do të themi që ka ende arsye për të protestuar, sigurisht që ka. Nuk është rritur buxheti për arsimin, nuk është bërë vettingu akademik, karta e studentit nuk shërben shumë, pra kemi shumë arsye”, tha një student tjetër

Një vit më parë, studentët u ngritën në protesta për kushte më të mira në fakultete, për arsim cilësor dhe tarifa të reduktuara. Ndërsa pakti i qeverisë për universitetin nuk plotësoi në kohë dhe me cilësi të gjitha premtimet ndaj studentëve. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli