Protestoi ashpër ndaj arbitrit, Disiplina dënon trajnerin e Vllaznisë

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka ndëshkuar me dy ndeshje pezullim trajnerin e Vllaznisë, Mirsad Jonuz, për protesta ndaj arbitrave.

Gjithashtu, Disiplina ka vendosur mbylljen e tribunave A, B dhe VIP në “Loro Boriçi” të Shkodrës për dy ndeshje, për hedhjen e sendeve nga ana e tifozëve të Vllaznisë.

Ndërkohë, dy lojtarë të Këlcyrës, Saimir Kule dhe Aristidh Coli, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit dhe kundërshtarit, janë përjashtuar përjetë nga aktiviteti futbollistik.

Shkarkoni aplikacionin e A2