Rama: Krimi nuk do t’i gëzojë paratë e pista

Gjatë takimit të bashkëqeverisjes, Kryeministri Edi Rama u ndal përsëri tek ajo qe ai e quan banda më e rrezikshme kriminale, “Kap Çfarë të Kapësh”. “KÇK është organizata më e rrezikshme kriminale që vepron sot në Shqipëri. Sepse është e veshur me petkun e ligjit dhe funksionon si një organizatë grabitësish ordinerë”, tha Kryeministri.

Sipas kreut të Qeverisë ligji special i cili pritet te kaloje ne Parlament do të ketë si qellim goditjen e KÇK dhe grupeve kriminale. Për Ramën rezultat do te jene shume te shpejta. “Jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe të gjithë kadastrat e Shqipërisë nga rrethimi kriminal që ka nisur prej shumë e shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat ka interes zhvillimi turistik, Aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista. Por nuk do t’i gëzojnë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2