Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reforma Zgjedhore, drafti shkrin KQZ, krijon “Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve”

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 13:26 | Politikë
Reforma Zgjedhore, drafti shkrin KQZ, krijon “Komisionerin Shtetëror

Ekspertët e Komsionit të Reformës Zgjedhore kanë gati amendamentet e reja. KQZ do të ketë vetëm 1 anëtar, nga 7 që ka aktualisht. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët”, thuhet në draft.

Ai zgjidhet nga Kuvendi me mandat 7-vjeçar. Administrata që do të menaxhojë zgjedhjet do të përbehet nga 3 nivele. I pari është komsioneri, i dyti Komisioni Rregullator; dhe shkalla e tretë është Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

https://a2news.com/2019/10/28/reforma-zgjedhore-pd-do-te-kete-alternativen-e-saj-ne-dhjetor/

Komisioni Rregullator që përbëhet nga 5 anëtarë, që zgjidhen nga Kuvendi për një mandat 5-vjeçar, është organi kompetent për miratimin e akteve normative në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Ndërsa  Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrton ankimimet e subjekteve zgjedhore. 3 anëtarët e tij zgjidhen po ashtu nga kuvendi për 9 vjet.

https://a2news.com/2019/10/25/reforma-zgjedhore-pd-e-ps-dakord-ne-distance-per-nderkombetaret/

E gjitha administrata zgjedhore në 3 shkallët e saj zgjidhet me 84 vota. Nëse shumica nuk arrihet, atëherë anëtarët zgjidhen me short mes kandidaturave. Ndryshime do të ketë dhe në nivelet më të ulëta. Qendrat e votimit do të kenë 3 anëtarë. Ndërsa grupet e numërimit nga 2, një burrë dhe një grua.

A2 CNN Livestream

Dita jonë