Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rrebeshe shiu dhe stuhi detare në 48 orët në vijim

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 12:51 | Aktualitet
Rrebeshe shiu dhe stuhi detare në 48 orët në vijim

Në 48 orët e ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga një situatë e përkeqësuar meteorologjike, me reshje me intensitet të lartë dhe stuhi detare.

Në zonën veriore të vendit reshjet me intensitet mesatar kanë vijuar, por pas mesditës së sotme, pritet që reshjet të jenë prezente edhe në pjesën tjetër të vendit.

Sipas informacioneve meteorologjike, gjatë natës së sotme deri mesditën e nesërme, reshjet e shiut do të arrijnë deri në 120 milimetra në veri dhe 70 deri në 100 milimetra në pjesën tjetër të vendit.

Vetëm ditën e premte pritet të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu