Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rrezikon Champions, Conte shfryn ndaj drejtuesve

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 11:33 | Futboll
Rrezikon Champions, Conte shfryn ndaj drejtuesve

Zhgënjimi dhe nervozizmi ishte i qartë në fytyrën e Antonio Conte-s pas humbjes dramatike ndaj Borussia Dortmund, aq sa e gjitha e u reflektua edhe në mikrofonat e mediave pas ndeshjes. Mesazhi ishte i qartë me Conte-n që bëri përgjegjës drejtuesit zikaltër për kalendarin e ngjeshur.

Ndodhi ajo që ndodhi në Barcelonë, madje më keq se ishim në avantazhin e dy golave. Jam lodhur duke thënë gjithmonë të njëjtat gjëra. Të vij më mirë dikush nga drejtuesit të thotë diçka. Mund të programohej gjithçka shumë më mirë. Nuk dua të gjej alibi, por shpresoj që këto ndeshje të bëjnë të kuptojnë ata që duhet të kuptojnë. Po vuajmë për t’i rikuperuar lojtarët. Dikush nga ata mund të vij të më thotë: ‘Mister, më falëndero që jam në dispozicion”. Nuk mundtë luajmë kaq ngjeshur si në Champions edhe në kampionat. Lodhja u vu re qartë në një fushë si ajo e Dortmund. Jemi Inter dhe për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Conte pas humbjes 3-2.

Dy ndeshje nga përfundimi i fazës së grupeve zikaltërit nuk kanë më gjë në dorë për kualifikimin teksa shpresa e vetme është fitore në përballjet ndaj Barças dhe Slavias e duke shpresuar tek një hap fals i kundërshtarëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani