Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rusi, poshtë pistës së vallëzimit zbulohet varri i gjeneralit të preferuar të Napoleonit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 23:50 | Lifestyle

Nuk e dinin, personat që çdo fundjavë kërcenin në pistën e vallëzimit në Smolensk të Rusisë, që kërcenin valcerin sipër një prej një prej zbulimeve historike më interesante të dekadës së fundit.

Grupi i arkeologëve rus të financuar nga Franca zbuluan në territorin ku ndodhej një sallë vallëzimi prej druri, në një park të qytetit rus, eshtrat e atij që mendohet të jetë gjenerali francez Charles Etienne Gudin. Jo një personazh pa rëndësi, por pikërisht i preferuari i të "madhit" Napoleon Bonaparte.

Varri i gjeneralit Gudin.

Gjenerali vdiq gjatë fushatës ruse të Napoleonit në 1812, në moshën 44-vjeçare, i goditur nga një top që i preu këmbën. Ushtarët e tij i ruajtën zemrën që ende ndodhet në varrezën e Pere Lachaise në Paris, ndërkohë që për trupin nuk dihej asgjë.   

“Sa pashe skeletin, me një këmbë të vetme, thashë me vete se e gjetëm”, rrëfeu Marina Nesterova, kreu i ekspeditës ruse. Mendimi i saj, ditët e fundit u pohua edhe nga analizat e ADN-së të kryera në Paris, me pasardhësit e gjeneralit.

Zbulimi është cilësua rsi shumë i rëndësishëm nga arkeologët, por edhe nga vetë autoritetet më të larta, sa që ishte temë diskutimi edhe midis presidentit francez  Macron dhe atij rus Vladimir Putin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë