Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shkarkimi i prokurorit të Krimeve të Rënda, Salianji: U keqpërdor për të shpëtuar vëllain e ministrit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2019, 10:40 | Politikë
Shkarkimi i prokurorit të Krimeve të Rënda, Salianji: U

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri.

Sipas Salianjit, ku është rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me vetting.

“Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafajn nga akuza e trafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vëllai i ministrit të  Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!”, shkruan Salianji në Facebook.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani