Sulmohen me thikë turistët në Jordani

Katër turistë, guida e tyre dhe shoferi mbetën të plagosur në veri të Jordanisë ndërsa vizitonin rrënojat romake. Turistët dhe shoqëruesit e tyre u sulmuan me thikë nga një person pranë qytetit të Jerash, në mes të ditës.

Mes të plagosurve është dhe një oficer policie, i cili tentoi të arrestonte agresorin. Turistët e plagosur janë dërguar në spital dhe 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, autori ishte veshur me të zeza dhe kishte fytyrën e mbuluar. Bëhet me dije se turistët e plagosur janë nga Meksika, Meksika dhe Spanja.

Shkarkoni aplikacionin e A2