Tension te Napoli, Ancelotti dhe lojtarët rebelohen kundër presidentit

napoliii 1100x620

Te Napoli ka tashmë një çështje, sidomos pas barazimit zhgënjyes ndaj Salzburgut në Champions.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti u largua nga stadiumi pa lënë gjurmë, duke refuzuar të flas përpara mediave.

Të njëjtën gjë bënë edhe futbollistët, të cilët me një vendim unanim, nuk u kthyen në grumbullim, por shkuan në shtëpitë e tyre. Veprimi erdhi si pasojë e rebelimit të lojtarëve dhe trajnerit të Napolit kundrejt presidentit De Laurentis, i cili kërkoi që skuadra të qëndrojë në grumbullim pas humbjes në kampionat ndaj Romës edhe pse në qytetin e tyre.