Videoja e re tregon se si futbollisti i Arsenalit nuk u tremb nga kërcënimet me thikë

Një video e re e publikuar nga policia britanike tregon më qartë momentin kur Sead Kolasincac dhe Mesut Ozil u kërcënuan me thikë nga dy persona, të cilët kërkonin të vidhnin orët prej 200 000 stërlinash të futbollistëve të Arsenalit.

Mbrojtësi boshnjak nuk u tremb aspak nga kërcënimet me thikë të hajdutëve, por iu vërsul atyre, ndërkohë që Ozil dhe bashkëshortja e tij qëndruan brenda makinës luksoze të mesfushorit me origjinë turke.

Njëri nga hajdutët shihet duke i afruar thikën në fyt Kolasinacit. Pasi 26-vjeçari nuk reagon, ai e prek dy herë me thikë në krahë dhe në këtë moment Kolasinac i sulet hajdutëve, duke bërë që ata të largohen.

Shkarkoni aplikacionin e A2