Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të mërkurës në Pult të Shkodrës.

Mësohet se një 43-vjeçar është qëlluar me armë zjarri duke ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Gjergj Krygja.

Gjergj Krygja, viktima

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërsa në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2