Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Nëse nuk ka ankesa, rezultati shpallet nesër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit nëse nuk do të ketë ankesa, do të shpallen më 7 nëntor.

Të martën rreth mesnatës është përmbylluri i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve.

“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare gjatë ditës së enjte” deklaroi zëdhënësi i KQZ, Elezi.

Shkarkoni aplikacionin e A2