Alvini nxirret nga kampi, ministri i Brendshëm e përcjell për në Bejrut

Kryeministri Edi Rama konfirmoi shpëtimin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar që kishte mbetur i bllokuar në një kamp refugjatësh në Siri, duke postuar edhe një foto të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, me vogëlushin.

“Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë”, shkruan Rama në Facebook.

Alvini me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës se Kuqe, av. Francesco Rocca në Liban.

“Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane. Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm”.

Kryeministri gjithashtu thotë se fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej nga u largua Alvini dhe shteti shqiptar do të përpiqet t’i ,marrë prej atje.

Shkarkoni aplikacionin e A2