Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Binjaket po “pushtojnë” botën e modës

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 09:41 | Showbiz

Nëse nuk ke një stil të veçantë, atëherë vështirë të quhesh një supermodele. Por nëse ke një binjake, atëherë është një lajm i shkëlqyer.

Binjaket gjermane Inka dhe Neele Hoeper, 25 vjeçe, ishin të përzgjedhurat për të veshur fustanet Elizabethan e kjo gjë po ndodh shpesh së fundmi. Ato zbuluan për “Daily Mail” se qëndrojnë aq pranë njëra-tjetrës sa nuk kanë pasur kurrë një të dashur.

“Shumë njerëz thonë se jemi shumë të çuditshme. Trupat tanë lëvizin së bashku, ne mendojmë njësoj, përfundojmë fjalitë e njëra-tjetrës dhe kemi të njëjtat ëndrra”, shprehen binjaket gjermane.

Këto janë disa nga detajet që i bëjnë edhe më të kërkuara binjaket në industrinë e modës, ndërsa ato kanë me milionë ndjekës në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Në fotogaleri mund shihni edhe binjake të tjera të cilat kanë pasur sukses në rrjetet sociale e më pas edhe në modë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë