“Breaking Bad”, “Peaky Blinders” dhe “Vikings”, ylli i Manchester City tregon tatuazhet me serialet e preferuara

Nicolas Otamendi tregoi ditën e djeshme tatuazhet e tij spektakolare, pas barazimit 1-1 të Manchester City ndaj Atalantës.

Në kurrizin e mbrojtësit shihen qartë fytyrat e personazheve të preferuar të tij në serialet “Breaking Bad”, “Peaky Blinders” dhe “Vikings”.

Në një intervistë për “The Independent” në vitin 2016, argjentinasi shpjegoi se tatuazhin e parë e ka bërë që kur ishte 14 vjeç dhe gjithçka që i pëlqen, nuk ngurron që ta vizatojë në trup.

Shkarkoni aplikacionin e A2