Copa Libertadores, protestat në Santiago, finalja zhvendoset në Lima

Finalja e Kupës Libertadores mes Flamengo dhe River Plate nuk do të zhvillohet kryeqytetin kilian të Santiagos, por do të zhvendoset në Lima.

Takimi i 23 nëntorit, që ishte programuar të luhej në Kili, do të ndërrojë vendndodhje për shkak të dhunës dhe protestave masive që kanë përfshirë vendin në javët e fundit.

Qytetarët në Santiago janë ngritur kundër rritjes së çmimit të biletave të metrosë në atë që mund të konsiderohet protesta më e madhe prej rikthimit të demokracisë në vitin 1990.

Krerët e River Plate dhe Flamengos si dhe Federata Argjentinase e ajo Braziliane zhvilluan një takim prej 5 orësh përpara se të vendosnin për të çuar finalen e madhe në Peru. 

Shkarkoni aplikacionin e A2