Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Depolitizimi i administratës zgjedhore, Gjiknuri: Partitë heqin duart nga zgjedhjet

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 14:09 | Politikë
Depolitizimi i administratës zgjedhore, Gjiknuri: Partitë heqin duart

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri doli në një konferencë për shtyp gjatë së enjtes ku foli për zhvillimet në mbledhjen e fundit të komisionit.

Gjiknuri deklaroi për gazetarët se në mbledhjen e komisionit u diskutua për depolitizimin e administratës zgjedhore, si një nga kërkesat e kahershme të vëzhguesve të huaj. Sipas ish ministrit, ky është një hap revolucionar për Shqipërinë.

“U trajtua me gjerësi dhe u prezantua nga ekspertët si dhe pati pyetje dhe diskutime nga anëtarët për një nga nismat më të rëndësishme që është depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore në tre nivelet. Projekti sjell risi dhe sanksionon që partitë politike heqin duart nga zgjedhjet. Ato nuk kanë më asnjë kompetencë në çështjet e administrimit zgjedhor. Ky është një hap shumë revolucionar për vendin që adreson një kërkesë të kahershme të vëzhguesve ndërkombëtarë që për Shqipërinë ka ardhur momenti që të ketë një administratë zgjedhore totalisht të depolitizuar. Skema garanton paanshmëri. U diskutua dhe skema e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, disa detaje për të janë bërë tashmë publike për mediat “, deklaroi Gjiknuri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani