Fakte të reja kundër Trump, Presidenti sulmon demokratët: Hetim i paligjshëm

Shtohet trysnia ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili përballë fakteve të reja kompromentuese lidhur me çështjen e Ukrainës, hidhet në sulm kundër demokratëve.

Ligjëvënësit publikuan të mërkurën dëshminë kompromentuese të diplomatit më të lartë amerikan në Ukrainë, Bill Taylor, i cili ndër të tjera tha se bashkëpunëtorët e Trumpit kishin kërcënuar të bllokonin ndihmën për Ukrainën, nëse vendi nuk do të hetonte rivalin demokrat Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e mohon pretendimin dhe gjatë një tubimi zgjedhor në Luisiana akuzoi demokratët se po përpiqeshin të minonin demokracinë amerikane përmes një procesi shkatërrimtar dhe të njëanshëm.

“Politikanë të korruptuar, Nancy Pelosi dhe Adam Shif kanë nisur një hetimi të çmendur, delirant, shkatërrues dhe super të njëanshëm. Një tjetër gjueti shtrigash”, tha presidenti amerikan.

Hetimet hyjnë në një faze të re të mërkurën e ardhshme, kur seancat që deri më tani janë zhvilluar me dyer të mbyllura, do të zhvillohen në mënyrë publike. Një kor dëshmitarësh pritet të ripërsërisin deklaratat e tyre se administrata Trump iu kishte bërë presion autoriteteve të Ukrainës për hetimet kundër Biden, një lëvizje që sipas kritikëve përbën shkelje të etikës presidenciale. Gjatë fjalimi në Luisiana, Trump u përpoq gjithashtu të diskretitonte informatorin që zbuloi telefonatën mes tij dhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskiy. 

  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedim me gazetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama tentoi të kapte dhe vendin në Kushtetuese që i takon presidentit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Vendi po noton në paligjshmëri totale
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama e ka jetike të kapë Kushtetuese pasi ajo do shqyrtojë 30 qershorin
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama për interesin e pushtetit po bllokon rrugën evropiane