Gabimi i Berishës “ndëshkon” Lazion, italianët pothuajse jashtë Europa League

laziooo 1100x620

Lazio “vetëvritet” në Olimpico dhe pothuajse i thotë lamtumirë Europa League në këtë vit. Italianët humbën 2-1 kundër skocezëve të Celtic, që janë tashmë të pakapshëm për ekipin e Simone Inzaghit.

Lazio shënoi  e para me bomberin Immobile në fillimin e sfidës, por nuk administroi mirë superioritetin teknik dhe një gabim në mbrojte në të 38-ën liroi Forrest, që nuk i dha asnjë shans Strakoshës.

Në pjesën e dytë, italianët kanë raste të ndryshme, por portieri Forster kthehet në protagonist.

Barazimi ishte rezultat negativ, por që shndërrohet në katastrofik për Lazion në kohën shtesë, kur një gabim në mesfushë të Valon Berishës i hap rrugë francezit Ntcham, që dënon italianët dhe paralelisht me fitoren e rumunëve të Cluj 1-0 me Rennes pothuajse i largon nga kualifikimi.

Në pasditen e Europa League, spikasin edhe fitoret e austriakëve të Linz 4-1 kundër holandezëve të PSV, të belgëve të Standard Liege 2-1 me gjermanët e Eintracht, si dhe ajo e Baselit 2-1 kundër spanjollëve të Getafes.