Huliganët e Europa League, plagosje në Ukrainë dhe Itali

Pak orë nga ndeshjet e Europa League, përleshjet dhe dhuna mes tifozëve huliganë përfshinë disa rrugë të qyteteve europiane. Në prag të takimit Oleksandriya- St. Etienne, dhjetëra tifozë përfunduan të plagosur për shkak të përplasjes mes tyre ndërsa mbi 80 ultras francez terrorizuan qytetin e Lviv në Ukrainë.

Dhuna nuk mungoi as në kryeqytetin italian, atje ku pritet një përballje e nxehtë Lazio -Celtic. 2 tifozë skocezë u sulmuan me armë të ftohta nga një grup tifozësh italinë, duke marrë plagë të rënda por mbetën jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në një bar në qendër të Romës. Policia italiane ka shtuar masat në stadiumin “Olimpico”, atje ku priten të mbërrijnë më shumë se 9 mijë tifozë të Celtic.

Shkarkoni aplikacionin e A2