“Je shumë i gjatë, nuk të pranojmë në hotel”, problemet e njeriut më të gjatë në botë

Sher Khan, njeriu më i gjatë në botë, donte të ndiqte Afganistanin në ndeshjen e kriketit që do të luante në Indi, por hasi disa probleme.

Burri afgan 2,49 metra i gjatë nuk gjeti dot një hotel ku të qëndronte, pasi asnjë prej tyre nuk e pranonte atë pikërisht për shkak të gjatësisë së tij.

Gjithashtu, duke qenë se rreth tij u mblodhën shumë kureshtarë që donin ta shikonin nga afër, u desh ndihma e policisë në mënyrë që mos të kishte incidente.

Më në fund, me ndërmjetësimin e policisë, u arrit që të gjendej një vend për Sher Khanin.

Shkarkoni aplikacionin e A2