Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kryeministri italian për rikthimin e Alvinit nga Siria: Falënderoj autoritetet italiane dhe shqiptare

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 19:32 | Aktualitet
Kryeministri italian për rikthimin e Alvinit nga Siria: Falënderoj

Kryeministri italian Giuseppe Conte përmes një deklarate ka cilësuar rikthimin e 11 vjeçarit me origjinë shqiptare Alvin Berisha një lajm “që të mbush zemrën me gëzim”.

“Djali që gjendej në një kamp në Siri, në orët në vijim do t’i kthehet të atit që e pret në shtëpi në Itali”, pohoi Conte, që shtoi edhe një falënderim “ për të gjithë autoritetet italiane dhe shqiptare, si dhe organizatave ndërkombëtare, që kanë bashkëpunuar në këtë operacion aq kompleks, në një zonë të vështirë si ajo siriane. E kam ndjekur personalisht situatën, duke qenë vazhdimisht në kontakt me kryeministrin shqiptar Edi Rama ”.

https://a2news.com/2019/11/07/alvini-nxirret-nga-kampi-ministri-i-brendshem-e-percjell-per-ne-bejrut/

Sipas Contes, rikthimi i djaloshit përbën një ”fitore të jashtëzakonshme e diplomacisë dhe e bashkëpunimit ndërkombëtar”, dhe se tashmë Alvin është ” i lirë të jetojë fëmijërinë e tij, si dhe të imagjinojë dhe të ndërtojë të ardhmen e tij, larg bombave, luftërave dhe fanatizmit”.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani