Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Macron për “The Economist”: Gjysma e vendeve ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 17:25 | Politikë
Macron për “The Economist”: Gjysma e vendeve ishin kundër

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për prestigjiozen “The Economist”, deklaroi se “kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë ishin pothuajse gjysma e vendeve”.

Kur u pyet nëse mendon se këto vende po fshiheshin pas Francës, vendit që doli hapur kundër Shqipërisë, Macron u përgjigj: “Nuk mendoj, e di me siguri që fshihen pas Francës. Po t’i pyesni nesër nëse duan t’ia hapin derën Shqipërisë, gjysma do të thonë JO. Donin të hapnin negociatat me Maqedoninë e Veriut, por nëse nuk i thonim PO edhe Shqipërisë do të shkaktonim një traumë të madhe në rajon. Ka komunitete që flasin shqip kudo. Nëse do të poshtëronim Shqipërinë, do të destabilizonim rajonin për një kohë të gjatë”.

https://a2news.com/2019/10/23/eurodeputeti-kunder-macronit-pergjegjes-qe-nuk-u-hapen-negociatat/

“Prandaj, bindja ime është që ne duhet të reformojmë procesin e pranimit përpara se të pranojmë anëtarë të rinj”, shtoi Presidenti i Francës.

Në lidhje me argumentat se mos hapja e negociatave rrit ndikimin rus dhe kinez në rajon, nuk e ka bindur Macronin, i cili thekson se “Rusia dhe Kina po ndikojnë dhe tek vendet që i kanë hapur negociatat”.

https://a2news.com/2019/10/21/financial-times-sulmon-macron-refuzimi-i-celjes-se-negociatave-gabim-historik-qe-demton-europen/

Në intervistën e gjatë, Macron tha gjithashtu se “Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ndodhet para “vdekjes”, ndërsa paralajmëroi në mënyrë të qartë vendet anëtare se nuk mund të mbështeten më në mbrojtjen e SHBA-së”.

Macron thekson se forcat e NATO-s po zvogëlohen për shkak se SHBA u ka kthyer shpinën aleatëve të saj.

Presidenti i Francës theksoi më tej se tani është koha që Evropa të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, si një forcë e pavarur gjeopolitike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë