Masakër në ujërat midis Koreve, Seuli merr vendimin e paprecedentë – A2

Masakër në ujërat midis Koreve, Seuli merr vendimin e paprecedentë

Një masakër në ujërat midis dy Koreve po shndërrohet në çështje diplomatike, dhe përbën një rast unik në marrëdhëniet armiqësore të dy vendeve qysh nga vitet ’50.

Autoritetet e Seulit kanë arrestuar dy peshkatarë të rinj nga Korea e Veriut, të akuzuar se kanë vrarë në bordin e një peshkarexhi kapitenin e tyre si dhe 15 pjesëtarë të ekuipazhit.

Konflikti, sipas dy të arrestuarve rreth 20-vjeçarë, ka shpërthyer sipas tyre nga poshtërimet dhe dhunën ndaj tyre të kapitenit. Pasi hodhën në det trupat e ekuipazhit, dy të rinjtë bashkë me një bashkëpunëtor iu drejtuan brigjeve të Koresë së Jugut, në portin e Kimchaek.

Aty  bashkëpunëtori i tyre u arrestua për arsyeje ende jo të qarta, dhe dyshja mendoi t’ i shpëtojë autoriteteve duke rifilluar arratisjen, por pa një destinacion të qartë.

Anija e vogël që përpunonte sepje u kap pas dy ditësh nga flota detare e jugut, dhe pas disa ditësh në qeli, dhe rrëfimit të masakrës së kryer, Autoritetet e Koresë së Jugut morën një vendim të paprecedentë, duke riatdhesuar në Veri dy kriminelët.  Një vendim i paprecedentë ky nga viti 1953, pasi zakonisht shtetasit e Veriut mbahen me statusin e refugjatit politik.

Por në rastin në fjalë, sipas autoriteteve të Seulit nuk ekzistonte asnjë kusht që mund të përmbushte statusin e refugjatit, dhe dy personat ishin thjesht “dy kriminelë të rrezikshëm”.

Peshkatarët-killer do të rikthehen në Korenë e Veriut, ku nuk përjashtohet ekzekutimi tyre. Për këtë arsyeje, pjesë e opinionit publik të Jugut kritikoi vendimin e qeverisë, duke e argumentuar me faktin që të akuzuarit duhet të ishin vënë në gjyq me standarde perëndimore në Jug, dhe më pas të dënoheshin.

Shkarkoni aplikacionin e A2