Më në fund, Lady Gaga rrëfehet për marrëdhënien me Bradley Cooper

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka folur më në fund për një nga temat më të nxehta të vitit të fundit për mediat rozë, ku flitet për raportin e saj me aktorin Bradley Cooper. “Ishte gjithçka e orkestruar si një performancë, e kishim menduar në çdo detaj”

Gjatë mbrëmjes së ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Oscar, dueti Gaga-Cooper ishte aq intensive sa të gjithë menduan se kishte një tërheqje të vërtetë mes të dyve. “Donim që të ishte i besueshëm dhe për këtë arsye shfrytëzuamn dhe televizionet për ta bërë. Punuam për ditë të tëra dhe duhet thënë që bëmë një punë të mirë. Dukeshim si të dashuruar”, shpjegon Lady Gaga.

Pikërisht në të njëjtën periudhë Gaga dhe Cooper u ndanë dhe nga partnerët respektivë dhe për javë të tëra mediat rozë pritën për një zyrtarizim të lidhjes mes aktorit dhe këngëtares që në të vërtetë nuk erdhi kurrë.

Për Lady Gaga nata e Oscar-ëve ishte e paharrueshme dhe jo vetëm për Bradley Cooper. “Kur fitova Çmimin Oscar për “Shallow” një gazetar më pyeti se çfarë shihja tek ajo statujë dhe iu përgjigja “Shumë gjëra”. “Në atë moment nuk po gënjeja, Në moshën 19 vjeçare u përdhunova, në karrierën time u traumatizove për vite të tëra dhe mënyra të ndryshme, por mbijetova dhe eca përpara”, rrëfehet Lady Gaga.

Shkarkoni aplikacionin e A2