Moti i keq, deti nxjerr pemë dhe mbetje në breg

Reshjet e mëdha të shiut kanë sjellë në plazhet e Sarandës trungje pemësh të mëdha dhe mbeturina të shumta. Nuk ka ende një aksion për largimin e tyre ndërkohë që moti vijon të jetë i paqëndrueshëm. Mbetjet në plazh kanë ardhur kryesisht nga lumi Bistrica.

Edhe në veri moti i keq ka shkaktuar probleme. Mëngjesin e të enjtes një masiv shkëmbor është shembur dhe ka rënë në rrugën kryesore që të çon në Nikaj-Mërtur, duke bllokuar të gjithë zonën.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, mesatare dhe intensive në pjesën më të madhe të Shqipërisë, situatë që do të vazhdojnë deri vonë në mbrëmje, ku pritet një përmirësim gradual në të gjithë vendin. Megjithatë, temperaturat do të ulen me 2°C, ndërsa maksimumi do të arrijnë deri në rreth 20°C.

Stuhi dhe reshje paraqiten edhe në gadishullin Ballkanik, më problematike do të jetë situata në Kosovë dhe Mal të Zi, përveç Shqipërisë. Ndërsa në Europë do të vijojnë vranësira në pjesën më të madhe të kontinentit, ndërsa stuhitë mbeten të lokalizuara në brigjet perëndimore dhe pellgun e Mesdheut.

Shkarkoni aplikacionin e A2