Nisma s’pranon rezultatin, “votat nga Serbia u përdorën për manipulim”

Nisma Socialdemokrate nuk pranon rezultatin përfundimtar të shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i  Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo forcë politike thotë se rezultati është manipuluar me votat e ardhura nga Serbia.

“KQZ shpalli rezultate të fabrikuara, duke numëruar si vota pako me zarfe të cilat janë grumbulluar diku në Serbi, të së cilave nuk i dihet origjina, të grumbulluara nga persona të paautorizuara dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi”, deklaroi në konferencë për shtyp Endrit Shala i Nismës.

Shkarkoni aplikacionin e A2