Përmbytjet përfshijnë Durrësin, kaos në trafik dhe ujë në banesa

Reshjet e shiut që kanë vijuar me intensitet përgjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në pothuajse të gjitha rrugët e Durrësit. Rrethrrotullimet hyrëse dhe dalëse në qytet, kryqëzimi të Stadiumi, kryqëzimi pranë lagjes 17, aksi i brendshëm nga Torra Veneciane, në drejtim të Currilave, janë disa prej pikave më problematike, që vijojnë të jenë nën ujë që prej mbrëmjes së djeshme.

Pavarësisht se dy hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, po  ashtu edhe shërbimet zjarrfikëse të qytetit dhe të Portit,  situata vijon të jetë e përkeqësuar.

Kaos në qarkullim, ujë brenda banesave, kryesisht në zonën e lagjes 13 në Plazh dhe Shkozet dhe probleme me mjetet, është panorama me të cilën janë zgjuar qytetarët durrsakë.

  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bashkëbisedim me gazetarët
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama tentoi të kapte dhe vendin në Kushtetuese që i takon presidentit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Vendi po noton në paligjshmëri totale
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama e ka jetike të kapë Kushtetuese pasi ajo do shqyrtojë 30 qershorin
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Rama për interesin e pushtetit po bllokon rrugën evropiane