Piloti shtypi gabimisht alarmin për pengmarrje, momente frike në Amsterdam

Një alarm fals në bordin e një avioni shkaktoi momente frike në aeroportin e Schiphol-it në Amsterdam.

Gabimisht, piloti i një avioni që do të nisej drejt Madridit, shtypi butonin e alarmit që sinjalizon pengmarrje të mundshme.

Forcat Speciale mbërritën në zonë dhe pjesë të aeroportit u evakuuan. “Nuk ka ndodhur asgjë, na vjen shumë keq”, ishte shfajësimi i kompanisë “Air Europa” lidhur me alarmin fals në fluturimin Amsterdam-Madrid.

Lajmet për një rrëmbim të mundshëm të avionit filluan të qarkullonin në rrjetet sociale duke shkaktuar panik tek qytetarët.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar