Policia franceze largon kampin e emigrantëve nga Parisi

Policia franceze nisi largimin e një kampi me refugjatë në veri të Parisit, një ditë pasi qeveria shpalli planin e saj të ri shtrëngues në politikat e emigracionit.  Qindra persona u larguan me autobusë nga zona e Portë de la Chapelle, pasi jetonin në mënyrë të paligjshme me tenda në unazën periferike të Parisit dhe pranë rampave të autostradës A1.

Zyrtari i lartë i policisë së kryeqytetit francez, Lallement tha për gazetarët se këto tenda ilegale nuk do të lejohen më në asnjë hapësirë publike të Parisit.

Që nga mbyllja e kampit të madh të emigrantëve në Calais në vitin 2016 gjithmonë e më shumë refugjatë janë strehuar në Paris duke jetuar në tenda .

Një ditë më parë, kryeministri Edouard Philippe shpalli një strategji të re për emigracionin e cila parashikon mbylljen e kampeve të emigrantëve, kuota për punëtorët dhe kufijtë e aksesit në kujdesin shëndetësor jo-urgjent për azilkërkuesit e sapoardhur.

Shkarkoni aplikacionin e A2