Projekti surprizë i Aston Martin: prezanton një motor

E kemi parë Aston Martin duke ndërmarrë projekte të habitshme më parë, por projekti i radhës i markës së famshme të makinave është vërtet befasues.

Në Milano, kjo markë ka prezantuar një motor. “Aston Martin AMB 001” është një motor sportiv i krijuar në bashkëpunim me “Brough Superior”.

Sipas mediave britanike, do të prodhohen vetëm 100 ekzemplarë nga ky motor, që mendohet se do të jetë vetëm për pista.

Aston Martin AMB 001 do të kushtojë rreth 100 000 euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2