Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Punonjësit në grevë, Lufthansa anulon 1300 fluturime

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 15:14 | Bota
Punonjësit në grevë, Lufthansa anulon 1300 fluturime

Probleme për pasagjerët e Lufthansa-s. Personeli i kompanisë gjermane të fluturimit hyn në grevë 48-orëshe për të kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. 1330 fluturime do të anulohen ne total, 700 të enjten e 600 të premten.  

Lufthansa kërkoi ndjesë për situatën e krijuar dhe po propozon mënyra alternative transporti për rreth 180 mijë klientët e mbetur në tokë. Kompania ajrore tentoi të bllokonte grevën duke ju drejtuar dy gjykatave të punës, të cilat e refuzuan kërkesën. Të prekura do të jenë të gjitha fluturimet e Lufthansa-s nga aeroportet gjermane, përfshirë ato të Frankfurtit dhe Mynihut. 

“Grevat, të cilat fatkeqësisht janë bërë të nevojshme, kanë si qëllim përmbushjen e kërkesave tona. Bonuset nuk janë rritur që prej fillimit të viteve 90-të dhe disa kolegë fillestarë marrin paga me 3 shifra, në një kohë që kompania fiton miliarda”, tha Nicoley Baublies, zëdhënës i sindikatës.

Sindikata e personelit ajror kritikon refuzimin e kompanisë për të negociuar dhe premton përshkallëzim të grevës nëse kushtet nuk do të plotësohen. Megjithatë, në orët e fundit, përfaqësuesit e Lufthansa u shprehën të gatshëm për dialog dhe arritjen e një marrëveshje.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë