Punuan për Arabinë Saudite, SHBA akuzon për spiunazh dy ish-punonjës të Twitter

Drejtësia amerikane akuzon dy ish-punonjës të Twitter dhe një person tjetër nga Arabia Saudite për spiunazh.

Sipas raportimeve, ata punuan për Mbretërinë Saudite duke marrë informacione dhe të dhëna private për disa përdorues në këmbim të pagesave. Në bazë të padisë së ngritur, 3 personat akuzohen se vepruan në ndihmë të Arabisë Saudite pa u regjistruar si agjentë të huaj.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të akuzuarit shpesh kanë shënjestruar kritikët e familjes mbretërore në fillim të 2015-ës.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të tyre të spiunazhit, konsistonte në zbulimin e vendndodhjes së kritikëve gjatë publikimit të mesazheve në “Twitter” kundër zyrtarëve sauditë.

Shkarkoni aplikacionin e A2