Roma “ngrin” në sekondat e fundit, Mançesteri kualifikohet

Borussia Monchengladbach vijon në periudhën e saj pozitive, dhe mund Romën në natën e Europa League, duke shënuar një javë pozitive të ekipeve gjermane ndaj atyre italiane.  

Gjermanët fituan në sekondat e fundit me golin e Marcus Thuram, djali i ish-kampioni të botës Liliam Thuram. Gjermanët kishin kaluar në avantazh falë një autogoli të mbrojtësit Fazio (35’), që e “shlyhu” borxhin ndaj ekipit të tij në të 64’ kur shënoi pas një goditje dënimi.   

Fitoria e turqve e Basakshehir ndaj austriakëve të Wolfsberger 0-3 e bën grupin nga më të paqartët, ku të 4 ekipet mund të kualifikohen.

Në Mançester, United fiton bindshëm ndaj Partizanit të Beogradit, me rezultatin 3-0, duke kualifikuar anglezët, dhe pothuajse eliminuar serbët.

Ndërkohë, Braga (3-1) dhe Wolverhampton (1-0) fitojnë ndaj Besiktashit dhe Slovan Bratislavës dhe sigurojnë kualifikimin.

Shkarkoni aplikacionin e A2