Sarandë, gjenden 20 predha nën ujë

20 predha të cilat mendohet se i përkasin periudhës së Luftës II Botërore janë zbuluar këtë të enjte në Sarandë.

Predhat janë zbuluar nga zhytës vullnetarë të cilët pastrojnë detin nga inertet. Ata i kanë dorëzuar pamjet në Polici për të bërë të mundur largimin dhe demontimin e tyre.

Predhat e gjetura në afërsi të “Limanit” përbëjnë rrezik, pasi mund të bien në kontakt me spirancat e anijeve apo jahteve qe ankorohen aty, çka do të shkaktonte ndonjë katastrofë.

Shkarkoni aplikacionin e A2