Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Schäuble kundër Macron, kreu i Bundestagut: Europa të marrë më shumë përgjegjësi

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 10:28 | Bota
Schäuble kundër Macron, kreu i Bundestagut: Europa të marrë

Presidenti i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble ka kritikuar qëndrimet e presidentit francez Emannuel Macron. Reuters shkruan se ai i bën thirrje BE të marrë më shumë përgjegjësi në skenën globale dhe kjo përfshin edhe diskutimet në lidhje me praninë ushtarake.

Politikani i CDU është kundër vendimmarrjeve unanime dhe e quajti një gabim të BE-së, refuzimin për të lejuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të nisin negociatat e pranimit, duke kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Europa e ka për detyrim të stabilizojë Ballkanin Perëndimor, tha ai. “Nëse dështojmë këtu, ne as mund të pretendojmë të luajmë një rol stabilizues në Lindjen e Mesme dhe të Afërt” .

A2 CNN Livestream

Dita jonë