Shpallen rezultatet përfundimtare, Nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka në një konferencë për shtyp ditën e enjte ka publikuar rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit.

Në tabelën përfundimtare të rezultateve, partia e parë renditet Vetëvendosje me 26.15% të votave. LDK renditet e dyta me 24.45%, PDK 21.16%, AAK-PSD 11.47%, Lista Serbe 6.75%.

Ajo që të bie në sy është se nis Nisma nuk do të ketë pjesë e parlamentit të ardhshëm pasi sipas rezultateve nuk e ka kaluar pragun dhe ka marrë 4.98% të votave.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u mbajtën pas dorëheqjes së dhënë nga kryeministri Haradinaj, i cili u thërrit për të dëshmuar nga Gjykata Speciale.

Shkarkoni aplikacionin e A2