Skënderbeu sulmon Federbet dhe Sport Radar

Skënderbeu, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka sulmuar Federbet dhe Sport Radar.

Klubi korçar ka akuzuar dy kompanitë që me dyshimet e tyre ishin përcaktuese në vendimin e UEFA-s për të përjashtuar 10 vite nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare Skënderbeun.

Skënderbeu ka postuar disa artikuj ku thuhet se këto kompani kanë lidhje me mafian.

– https://it.businessinsider.com/scommesse-clandestine-il-pe…/

– https://www.avvenire.it/…/…/scommesse-e-sport-vecchi-veleni…

– https://www.avvenire.it/…/sport-e-scommesse-online-ecco-le-…

Si ka mundësi që Skënderbeun duan ta “djegin” këto kompani dhe disa persona të cilët dyshohen dhe janë nën hetime për lidhje me mafjen? Nga Sportradar deri tek Presidenti i Federbet i cili ka sulmuar personalisht Skënderbeun…Ka dhe nga ata që kërkojnë dhomave private prova kundrejt pagesave ilegale… Drejtësia nuk do të vonojë”, lexohet në postimin e Skënderbeut.

Shkarkoni aplikacionin e A2