Tërmeti lëkundi sërish Korçën

Lëkundje relativisht të lehta tërmeti janë ndjerë gjatë orëve të vona të së mërkurës në juglindje të vendit.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.4 ballë, ndërsa epiqendra ka qenë 17 kilometra në jug të Korçës. Fatmirësisht, si pasojë e lëkundjeve nuk ka pasur dëme materiale.

Më 1 nëntor, juglindja e vendit u godit nga një tërmet i fuqishëm 5.2 ballë, ndërsa pas lëkundjet vazhdojnë të ndjehet, fatmirësisht pa pasoja.

Shkarkoni aplikacionin e A2