Tjetër dëmtim te Interi, sulmuesit me “pikatore”

Emergjencë në repartin ofensiv të Interit.

Pas dëmtimit afatgjatë të Alexis Sanchez, zikaltërit do të duhet të bëjnë një muaj edhe pa Matteo Politanon, i cili u dëmtua në përballjen kundër Borussia Dortmund.

Sipas klubit, futbollisti ka një dëmtim në kavilje dhe do të rivlerësohet në javët në vazhdim.

Vetë Politano, me anë të një postimi në Instagram, nuk ka treguar me saktësi se kur mund të kthehet, por ka shkruar se do të qëndrojë “disa kohë pushim”.

Tashmë, sulmues të disponueshëm për trajnerin Antonio Conte mbeten Lukaku, Lautaro Martinez dhe i riu Esposito.

Shkarkoni aplikacionin e A2