Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Topollaj: Zgjidhja, një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 11:18 | Politikë
Topollaj: Zgjidhja, një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista

I ftuar në A2, Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike, u shpreh se partia ku ai bën pjesë propozon një sistem zgjedhor proporcional kombëtar me lista të hapura.

Sa i përket sistemit aktual, ai thekson se është më problematiku, i cili i bën kryetarët e partive zotër duke i hequr të drejtën popullit të zgjedhë.

“Janë më tepër përpjekje për të kaluar radhës se sa për t’i dhënë zgjidhje vendi që të mos futej në këto cikle krizash. Ajo që është propozuar nga ekspertët e mazhorancës është vetëm reformimi i administrimit zgjedhor, sa i përket faktit që të mos kemi komisionerë partiakë. Ky është një lloj rekomandimi i ardhur nga ODIHR, por nuk mjafton. Ky adresim bën vetëm që procesi të mos zgjatet aq shumë. Nuk zgjidh në thelb asgjë tjetër.

Ne mendojmë që ndryshimet duhet të jenë rrënjësore, që vendi të mos futet më në këtë cikël krizash i provokuar nga ky sistem. Ne kemi bërë një paketë ndryshimesh, që fillojmë me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sistemi që kemi sot është më problematiku, i cili i bën kryetarët e partive zotër duke i hequr të drejtën popullit të zgjedhë të përfaqësuarit e vet. Ne propozojmë një proporcional kombëtar me lista të hapura. Të bëhet me lista të hapura që forca t’i kalojë popullit nëpërmjet votës së tij”, tha Topollaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu