U grabitën 110 milionë lekë, zbardhet vjedhja e postës në Krujë

Policia e Shtetit ka zbardhur grabitjen e kasafortës së Postës Shqiptare në Krujë, ku u vodhën 110 milionë lekë.

Policia ka arrestuar 4 autorët e grabitjes dhe ka sekuestruar një pjesë të parave të vjedhura, të cilat janë gjetur në banesën e njërit prej grabitësve.

Sipas uniformave blu, autorët rezultojnë të kenë kryer edhe një sërë grabitjesh të tjera në disa qytete të vendit: Durrës, Kavajë, Vorë, Kamëz dhe Mirditë.

Dy prej personave të arrestuar, Gazmir Saka dhe Andi Rexhepi, rezultojnë me precedentë kriminal.

Shkarkoni aplikacionin e A2