Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vakancat te Kushtetuesja, Meta pezullon procesin: E ka radhën Kuvendi

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2019, 12:56 | Politikë

Ilir Meta stopon procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Pasi zgjodhi Besnik Muçin duke plotësuar vakancën e parë nga dy që i njeh ligji, Presidenti ka vendosur të ndalë, të paktën përkohësisht. Vendimin ia ka komunikuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmes një shkresë ku kërkon që të respektohet radha kronologjike e përcaktuar në Kushtetutë, sipas së cilës vakanca e parë plotësohet nga Presidenti, e dyta nga Kuvendi dhe më nga Gjykata e Lartë. Për këtë arsye, thotë Presidenti, ai nuk lëviz pa u shprehur Kuvendi mbi vakancat e veta.

“Presidenti i Republikës ka vendosur paraprakisht të pezullojë procesin adiministrativ të shqyrtimit të listës dhe praktikës dokumentare për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, deri në zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, apo deri në përfundimin e afatit kushtetues, brenda të cilit Kuvendi do të shprehet, në datën 13 nëntor 2019”.

Presidenti Ilir Meta

Një tjetër shqetësim që ka Meta është fakti se disa prej kandidatëve garojnë si për vakancën që duhet të plotësojë Presidenti ashtu edhe në ato që janë kompetencë e Kuvendit. Për këtë, ai i ka bërë të ditur KED-së se pas përzgjedhjes së anëtarëve nga Kuvendi, do t’i kërkojë plotësimin e praktikës për kandidatët.

https://youtu.be/i0euIkurXjc

“Presidenti i Republikës vendosi t’i kërkojë KED-së vetëm plotësimin e praktikës dokumentare dhe dërgimin brenda 5 ditëve të kopjes së dokumentacionit të administruar e të shqyrtuar nga KED, që përmban dosja e kandidimit e secilit prej 4 kandidatëve të lejuar dhe të listuar nga KED, për plotësimin e vakancës së shpallur nga Presidenti”

Presidenti Ilir Meta

Afati ligjor prej 30 ditësh brenda të cilit duhej të shprehej Presidenti mbi vakancën e dytë, përfundon mesnatën 7 nëntorit. Në të tilla kushte, ligji quan të zgjedhur kandidaten e parë me pikëzimin më të lartë sipas renditjes së KED-së, që rezulton të jetë Arta Vorpsi.

https://a2news.com/2019/11/07/kushtetuesja-manja-afatet-jane-kushtetuese-nuk-i-ndryshon-dot-presidenti/
https://a2news.com/2019/11/07/pas-letres-se-metes-ked-i-percjell-presidences-raportin-e-arsyetuar-te-kandidateve/
https://a2news.com/2019/10/23/gjykata-kushtetuese-loje-shahu-presidence-kuvend-me-kandidaturat/
https://a2news.com/2019/10/19/gjykata-kushtetuese-mazhoranca-po-presim-te-mbaroje-presidenti/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani