Xhihadistët vrasin 37 minatorë të një kompanie kanadeze

Persona të armatosur, që dyshohet të jenë xhihadistë, sulmuan autobusët e një kompanie minierash në Burkina Faso duke lënë 37 viktima dhe plagosur 60 të tjerë.

5 autobusëve që transportonin minatorët e firmës kanadeze Semafo iu zu pritë rreth 40 km në lindje të qytetit Bongou. Përpara se të sulmoheshin punëtorët, u hodh në erë dhe makina ushtarake që i shoqëronte ata.

Raportohet se ky është sulmi i tretë më vdekjeprurës ndaj stafit të Semafo në 15 muaj. Kompania kanadeze vendosi të rrisë ndjeshëm masat e sigurisë vitin e kaluar pas sulmeve ndaj 2 minierave të saj në vend. Përmes një komunikate për shtyp, Semafo ngushëlloi familjet e viktimave dhe deklaroi se akte të tilla nuk do ta ndalin punën e saj në Burkina Faso.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar