Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë: Procesi s’është mbyllur, presim ankesat e subjekteve

KQZ në Kosovë publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ndërsa zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, tha për A2 se tashmë subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre.

“Me shpalljen e rezultatit përfundimtar, nuk përfundon procesi, pasi subjektet politike kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre në panelin zgjedhor, i cili ka 72 orë për ankesat dhe të marrë vendim lidhor me to. Më tej, pala e pakënaqur mund të vazhdojë Brenda 24 orëve ankimimin në Gjykatën Supreme, e cila ka 72 orë kohë për të marrë vendim. KQZ është i obliguar të presë vendimmarrjen e këtyre institucioneve dhe më pas të procedojë drejt certifikimin e rezultatit, ku përmbyllet edhe procesi zgjedhor. Mund themi se brenda 8 ditëve rezultatet e zgjedhjeve do të certifikohen.

Ata që mund të bëjnë ankesa janë subjektet politike dhe kandidatët. Ne nuk mund të paragjykojmë se kush mund të bëjë ankesë”, tha Elezi.

Shkarkoni aplikacionin e A2