Atentati në Durrës, avokati i Rrajës ankimon masën e sigurisë

Avokati i Redjan Rrajës, personit të ndaluar pasi dyshohet si një nga atentatorët e atentatit në Durrës, mësohet se ka ankimuar masën e sigurisë për klientin e tij.

Mësohet se avokati, pas takimit me prokurorët e çështjes, ka ankimuar masën e sigurisë të arrestit me burg dhënë dy ditë më parë nga Krimet e Rënda.

Sipas burimeve pranë gjykatës, prova kryesore e prokurorisë kundër tij ishte një shenjë gishti e Rrajës në një palë syze të gjetura në mjetin që dyshohet të jetë përdorur nga autorët, mjet që u braktis në Shkafanë të Ishmit.

Redian Rraja do të hetohet për akuzën e “vrasjes së funksionarëve publike” dhe “vrasje e dy ose më shumë personave mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”. Prokurorët kanë dyshime se kanë qenë të paktën tre persona në automjetin e atentatorëve të 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2