Banda e shqiptarëve në Spanjë, një vajzë në grupin që vodhi 30 shtëpi

Policia spanjolle ka arrestuar 3 shqiptarë me akuzën e grabitjes. Dy nga djemtë ishin të moshës 19 dhe 29 vjeç, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një vajzë 23 vjeçe.

Ajo u kap në tentativë për t’u larguar nga Spanja përmes aeroportit, ndërsa në shtëpi iu gjetën bizhuteri të shtrenjta.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha dhe maskat që përdornin gjatë vjedhjeve.

Sipas policisë spanjolle, tre të rinjtë kanë realizuar më shumë se 30 grabitje në qytetin e Pontevedras në Spanjë, kryesisht duke hyrë në banesa. Automjetet që autorët përdornin kishin targa false. Pasi realizonin vjedhjen e radhës ata ktheheshin në Shqipëri, për tu rikthyer sërish në Spanjë duke përdorur identitete të rreme.

Shkarkoni aplikacionin e A2