Conte sqaron deklaratat e forta: Interit i dua të mirën, kam ardhur për të ndryshuar historinë – A2

Conte sqaron deklaratat e forta: Interit i dua të mirën, kam ardhur për të ndryshuar historinë

“Fjalët e mia pas ndeshjes në Dortmund ishin konstruktive, kam ardhur për të ndryshuar gjërat dhe të gjithë duhet të ngremë nivelin”.

Antonio Conte i qëndron deklaratave të tij të forta që bëri pas humbjes 3-2 të Interit në Gjermani.

Në prag të ndeshjes ndaj Veronës në kampionat, tekniku zikaltër thotë se kurrë nuk duhet të kënaqen me pak.

“Interi më thirri që ta ngre klubin në maja të larta, prandaj nuk duhet të kënaqemi kurrë. Ajo e imja nuk ishte një shfryrje, por një mënyrë për të kuptuar se ku kemi gabuar. Çdo gjë që bëj, e bëj për të përmirësuar situatën e Interit në 9 vitet e fundit. Drejtuesit e klubit e dinë që disa gjëra mund të bëheshin më mirë në fillim të sezonit. Me ta nuk kam probleme pasi e mendojmë njësoj”, theksoi Conte.

Shkarkoni aplikacionin e A2