E ardhmja e Ibrahimoviç, tifozët e Milan ëndërrojnë

Tifozët e Milan kanë nisur të ëndërrojnë pas zërave të një rikthimi të mundshëm të Zlatan Ibrahimovic. Gjithçka lidhet me një deklaratë të komisionerit të Ligës amerikane të futbollit, Don Garber për “ESPN” e cila përfshinte klubin Italian, por që u interpretua në mënyra të ndryshme.

Ishin zyrtarë të tjerë amerikanë ata që hodhën poshtë fjalët e tij duke thënë se Garber nuk ka dashur të nënkuptojë një transferim të tillë.

Fakti është që sipas mediave italiane, Ibrahimoviç ndodhet në radarët e Milan dhe vëzhgohet prej kohësh nga dyshja Boban-Maldini. Destinacioni i radhës i gjigantit suedez mbetet mister edhe pas atij video-mesazhi ku tregon se do të rikthehet në Spanjë. 

Shkarkoni aplikacionin e A2